Me
se fundi mbas me shume se nje vit prej kur te respektuarit Fazli Stollaj,
Elbert Krasniqi, Salih Berisha dhe Veton Berisha erdhen te me vizitojne ne Shkup te me
tregojne per inicijativen dhe deshiren te zgjidhet emblema e Egjiptijaneve ne
Ballkan/Ballkano-Egjiptijaneve, procesi po hyn ne fazen e fundit- shpallja e
emblemes!
Komisioni
per simbolet me anatare nga te gjithe shtetet ku jetojne Ballkano-Egjiptijanet
ne daten 04.04.2015 e zgjodhen emblemin, si dhe vendin te dyte dhe te trete nga
42 propozime te aplikuara ne Konkursin, e cila zgjati 45 dite. Nga ata 42
emblema qe u aplikuan une dhe te gjithe te tjera 14 antare te komisionit jemi
100% te bindura se emblemen qe e zgjodhem ishte me e mira nga the gjithve dhe i
mbushte kushtet qe kerkoheshin ne Konkursin ku ishte e shkruajtur se: “Emblema
duhet të reflektoj prejardhjen etnike nga Egjipti i Lashtë dhe autoktoninë
Ballkanike të Egjiptianëve/Ballkano Egjiptianëve. Rekomandohet që reflektimi i
prejardhjes etnike të bëhet përmes përdorimit të simboleve të Egjiptit Antik
(Dielli me 8 rreze, Piramidat, etj.) dhe reflektimi i autoktonisë Ballkanike të
bëhet përmes simbolikave universale që veçojnë Ballkanin dhe unifikojnë
komunitetin Egjiptian/Ballkano Egjiptian.”
E gjithe procesi ishte transparent dhe i hapur te
aplikojne njerez nga gjithe bota, dhe konkursi ishte publikuar ne 4 gjuhe (
shqip, maqedonisht, serbisht dhe anglisht).
Une personalisht pritja ata qe ishin kritizere dhe gjate
procesit te jene kritik dhe mbasi qe do te zgjidhet emblema. Por dallimi eshte, se me se fundi, por post-festum, tani ne rrjetat socijale flitet per kvalitetin e simbolit, e jo
per ate cila organizate dhe kush ta zgjedhi dhe shpalli. Une nuk dua te nderhy
kush dhe cfar tregon, ofendon, manipulon dhe don te fitoje poena me popullizm,
por dua te argumentoj per emblemen dhe simbolizmin te saj.
Emblema qe fitovi ne konkursin (te cilin autor
nuk e njehim akoma kush eshte, se konkursi ishte anonime) ne fakt unikisht dhe
ne cilesi si mbas regulave te herladikes i perban elementat te reflektimit te
prejradhes etnike dhe autoknonine Ballkanike. Ajo eshte nje cilesi e cila
simbolizon kuroren te faraoneve, e ka simbolin te fillimit te besimit ne nje
zot (monoteizmi), e cila ka filluar ne Egjipt ne sh. e XIV para eres tone duke
e afirmuar prej faraonit Ekenaton. Po ashtu e ka simbolin unik te Egjiptitit te
lashte- tri piramidat ne Gize, dhe e ka elementin te autoktonise Ballkanike me
aplikimin vizual te kalajave Ballkanike.
Une personalisht krenohem me keto simbolizma ne
emblemen. Ajo e tregon civilizim te madh dhe aritjet te jashtzakonshme te kultures
te Egjiptit te lashte prej ku ne e kemi prejradhjen. E tregon madhesine te
prejardhjes tone.
Faronet nuk kane qene "njerez te keqinj” siq
don te tregoje shkolla judeo-krishtere! Ata kane qene mbreta ne kohrat te
lashte siq qe kane qene dhe mbretat persijan, imperatoret Romak dhe te
gjitha te tjerat ne sistemat politik ne ate kohe. Nder me shume se 150 faraona, ka dhe mbreta te cilat populli i ka dashur, ka dhe reformatore, ka dhe
shkencetare, ka dhe pushtues. Vetem nje prej tyre ne Talmudin dhe ne Biblen eshte i pershkruajtur si "njeri i keq" i cili ka qen kunder ti liroje robet
qifute (Hebrejet) dhe si mbas legjendave e ka perjetuar fuqine te Zotit! Ai
duhet te jete Faraoni Ramzesi V! Por a ne te vertete ka qene ashtu?! Nese
Hebrejet thojne sa ata kane qene te paret qe besokan ne nje zot (monoteiste), perkundarsi
shkenca e vertetoi se Egjiptijanet te lashta qenkan monoteistet te para! Siq dihet faraoni Amenhotep IV (1352-1336
p.e.r.)-është ai që bëri kthesë religjioze në Egjipt të Vjetër, më saktë ai e
refuzoj Amonin si zotri supreme dhe e vendosi Atonin (Aten) si zotri të vetme,
duke e krijuar edhe qytetin Amarna si shenjtore të tij. Prandaj ky faraon ishte
i quajtur edhe Eknaton-“ai që solli Atonin”. Besimi në Aton-një zot, llogaritet
si religjion i parë monoteist në botë. Pas vdekjes të Eknatonit, priftërit e
Amonit, kanë arritur përsëri ta kthejnë dominimin e zotit Amon, nëpërmjet
faraonit Tut-ank-amon (1336-1327p.e.r.) përkatësisht në përkthim “ai që e ktheu
Amonin”.
Psihologu dhe shkencetari i njohur Sigmund Frojd ne nje rast ka shkrujatur se Mojsiu (Musa, Mozes) ka qene Egjiptjan i ndershem, prej te cilit legjenda duhet te beje Qifut (Hebrej). Ai shkon edhe me tutje duke thene se nese Mojsiu ja u ka dhene Hebrejeve jo vetem fejen por dhe komandin per te bere djemat synet, atehere feja hebreje ka qene do nje feje egjiptijane ne kundershtim me besimet popullore, feja e Atonit me te cilen me vone feja Hebreje po ashtu dakordohet ne disa pika te rendesishme.
Psihologu dhe shkencetari i njohur Sigmund Frojd ne nje rast ka shkrujatur se Mojsiu (Musa, Mozes) ka qene Egjiptjan i ndershem, prej te cilit legjenda duhet te beje Qifut (Hebrej). Ai shkon edhe me tutje duke thene se nese Mojsiu ja u ka dhene Hebrejeve jo vetem fejen por dhe komandin per te bere djemat synet, atehere feja hebreje ka qene do nje feje egjiptijane ne kundershtim me besimet popullore, feja e Atonit me te cilen me vone feja Hebreje po ashtu dakordohet ne disa pika te rendesishme.
Ne nje rast nje gazetar i njohur Serb, Dragan
Jovanoviq duke shkruajtur per temen e Atonit, mospranimin dhe mohimin te
vlerave te civilizacionit te lashte te Egjiptit do te shkruaje: “ Me ne fund
vjen se gjith civilizacioni hebrejo-krishtere eshte nje falsifikat me te cilin
me nuk mund te rrohet, meret fryme dhe mendohet…Vetem genjeshtra, genjeshtra te
bardha dhe ashtu 5 mije vjet mbrapa…”
Ku eshte
genjeshtra? Shkencetari i njohur, dhe miku im i ndere Martin
Bernal i cili ka doktoruar ne Univerzitetin te Kembrigjit dhe ishte professor ne
Univerzitetin Kornel ne SHBA, ne vitin 1987 e permbysi boten me studimin te tij
“Atena e Zeze: Rrenjet afroaziate te
civilizacionit klasik- Fabrikimi i Greqise antike”. Ai fleten per dy modela te histories Greke dhe me ate Balkanike.
Modeli i cili e shekon historin Greke ne esence si evropijane ose arijane, dhe
e dyta e cila e shekon si ne periferin te kultures egjiptijane dhe semite. Ai i
quan “model arjan” dhe “model antik”. Modeli antik ka qene paradigm konvencionale
deri ne shekullin XVIII. Si mbas atij modeli kultura Greke eshte paraqitur si
rezultat i kolonizimit te Egjiptijaneve dhe Fenikijaneve rreth vitit 1500
p.e.s., dhe Greqit si dhe fiset te tjera na Balkan kane vazhduar te marrin nga
vlerat Egjiptijane dhe te lindjes te afert.
Shumica e njerzive habiten kur kuptojne se
modeli arjan, ne te cilen numri me i madh jane te manipuluar te besojne, eshte
zhvilluar ne fillimin te shekullut XIX. Ky model e mohon te verteten per
kolonizimin egjiptijan, dhe afirmon nje kuazi-teze per do nje invasion nga
veriu, e cila nuk ka prova ne traditen antike, e cila syndon te kulturat lokale
“Egjeje” dhe “parahelene”. Civilzacioni Grek shekohet si miks ndermjet Heleneve
te cilat flisnin gjuhe Indo-Gjermane (me vone Indo-Europjane) te bashkuar me
popullaten autoknone te pushtuar. Pra pune konstruimit te ketij modeli arjan,
Martin Bernal tomin te pare te tetralogjise “Atena e Zeze” e quan “Fabrikimi i
Greqise Antike 1785-1985”. Studimi i Martin Bernalit me nje akribi shkencerore
e demistifikon dhe e rezon “modelin arjan” te shkolles Gjermane per origjinen e
Helades antike. Ketu nuk duhet te
harohet se protagonist me ekstrem te ketij modeli arjan ishte Adolf Hitleri me
doktrinen e tij se me boten duhet te sundoje njeriu arjan- supranjeriu.
Prandaj kur menjehere mbasi ne rrjetet socijale
ne daten 04.04.2015 disa pjesmares ne Kongresin ne Ulqinj e publikuan emblem, u
habita kur shume shpejt disa “kujdestar te shpirtit” dolen me nje karikature ku
emblemi i zgjedhur shtyet nga nje “shqiponje” me flamur Gjermane dhe
kryqezohet. I njejta si ne kohen te Hitlerit kur nuk lejoheshte azje qe nuk
ishte si mbas paradigmes te nacistave, kur digjeshin libra qe mendojne ne menyrore
shkencerore dhe liberale!
Sot po ashtu ne bote kemi “arjane” dhe “naciste”
moderne. Ata jane Talibanet, shteti ISIS (ISIL) te cilat i rezojne monumentet
te periudhes antike! Dhe ne Egypt kur ishte revolucioni ne vitin 2011 disa
Talibane dhe ushtare te “Vellezerit Musliman” hyne ne muzejin arkeologjik ne
Kairo dhe prishen disa eksponate nga trashegimija kulturore te Egjiptit te
lashte, por ne kohe ishin te ndaluar nga njerzit te menqur.
Te kthehemi te emblema dhe te kurora e faraonit!
Disa prej komenteve jane se nuk duhet te kete simbol te faraonit se ai ke qene
kunder Zotit dhe e ka kundeshtuar azreti Musan (Mojsiun)! Ja menjehere si
shekohet ndikimi i genjeshtrave hebrejo-krishtere dhe modelit arjan! A cfar
bejme me faronin Eknaton?! A cfar bejme me faraonin i cili e pranoi Hebrejet ne
Egjipt dhe azertit Jusufit i dha nje hapersire te madhe per te pushtuar?! A
cfar te bejme me faktin se ne Kairon e Re (Helio Cairo) ka monument i gjate 30m
te faraonit Ramzes i II?! A Egjiptijanet qe sot rrojne ne Egjipt nuk jane
muslimane ose krishtere (Koptet) dhe nuk din se faraoni ka qene i “keq” dhe
kunder zotit”?! Non-sens! Ata sigurisht me mire e dine dhe fejen Islame dhe
fejen Krishtere nga ne, dhe nuk kane as nje problem te kene monumente te madhea
te faraoneve! Zhdo faraon ka qene njeri ose me mire mbret per vete dhe ne nuk
duhet ti pranojme fabrikimet te modelit arjan dhe paragjukimet qe jane ne
Talmud dhe Bible! Ne duhet te krenohemi me trashegimin qe na e kane lene disa
prej Faraoneve, siq qe jane Menesi- i pari e krijovi gjermen (bunarin), Razmesi i II, Tutankamoni, Eknatoni, Kleopatra VII (ka pasur dhe faraone femra) dhe sigurisht Aleksandri (Iskender) i cili dhe ai ishte zgjedhur per faraon dhe i cili e ndertoi qytetin Aleksandri me
biblioteken te pare.
Piramidat ne Gize! A duhet te shkruhet per kete
simbol unik te Egjiptit te lashte? A duhet te shkruhet per faktet matematike
dhe astronomike qe i ka Piramida e madhe ne Gize, perpara kujt habiten dhe
shkencetaret me te medhenj ne bote sot. Vendi i cili me korektese astronomike e
ndan pjesen dherore te botes ne dy pjese te njejta, vendi i cili e ka distancen
te njejte deri ne mezin e planetes me distancen deri ne polin te veriut. Nese
pjestohet volumi i Piramides te madhe (Piramida e Keopsit) me perimetrin te saj
fitohet numri Pi (3,14). Vendi ku Pitagora e krijoi teoremen te njohur
a2+b2=c2, dhe vendi ku shkencetari Eratosten ne shekullin te IV e mati me
korektese te madhe dhe astronomike siperfaqen te planetes tone dhe eshte
shkencetar i pare qe ka thene se toka nuk eshte e rrafshet por eshte e
rumbullaket! Ka dhe shume, shume fakte te tjera e cila gjithe bota i konsideron
Piramidat te Gizes si vlere dhe trashegimi boterore, me te cilat ne si
pasardhes te asaj civilizacioni duhet te jemi krenar.
Kalajat! Mendoj se as une nuk do te kisha zgjedhje me te mire si ta tregojme autoknonine tone ne Ballkan. Kalajat
Balkanike jane nje trashegimi kulturore dhe urbane. Civilizacioni ne Shekullin
e Mesen ka qene qyteti i cili ne te njejten kohe duhet te mbrohet nga armiqte!
Komuniteti jone ne gjithe Balkanin kane jetuar prane ose mbrenda ne kala. Dhe
ne ditet e sotme ku te shkojme ne Ballkan lagjet Egjiptijane jane ne afersi te
kalajave: Ohri, Berati, Shkodra, Prizreni, Peja e shume shembull te tjera.
Kalaja ne menyre me te mire e simbolizon dhe jeten stacionare te komunitetit
tone, ne te kundert te nomadizmit ose komunitetet te tjera qe nuk rrojne jete
statcionare. Nuk ka simbol me te mire te cilen mund ta simbolizoje bashkesine
tone ne nje pershfirje gjenerale ne Ballkan.
Sigurisht se zhdo njeri mund te kete mendimin
te tij, dhe deshira te tija. As nje simbol ne historin e botes nuk eshte
pranuar me konzenzus nese ajo eshte bere pa dhune dhe diktature. Nuk eshte e
lehte procesi te zgjidhen dhe te pranohen simbolet! Dhe fejeat dhe identitetet
te ndryshme nuk jane pranuar menjehere. Dhe Muhamedi a.s. nuk ishte i pranuar
menjere, bile ishte dhe i perzyer nga Meka, por me vone fisi i tij Korejshet e
pranuan fejen Islame. Po ashtu dhe me Krishtijanizmin, ajo u zyrtarizua 3
shekull mbas jetes te Isait (Isusit)!
Prandaj para se te shkruani dhe veproni
kunder emblemit rini dhe mendoni, lexoni, konsultohuni, njiheni kulturen dhe
trashegimin tone dhe pastaj gjukoni.
Ne jemi pasardhes dhe trashemgitar te kultures
dhe civilizacionit te Egjiptit te lasht ne Ballkan dhe ne Evrope. Mos u
turporoni nga ate qe gjith bota don ta marri per vete dhe te na len neve pa kulture
dhe trashegimi kulturore!
Druri pa rrenje nuk mund te kete flete te
bukura!
Popull pa trashegimi kulturore, nuk ka te
kaluar, dhe popull pa te kaluar nuk ka ardhmeri!
No comments:
Post a Comment